Një person është arrestuar në fshatin Jarinje të Leposaviqit pasi është zënë duke kontrabanduar me migrant, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në automjetin e tij janë gjetur tre shtetas të huaj si dhe një rrethatore për fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa me imigrantë është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj.
“Fsh. Jarinje, Leposaviq / 08.04.2025 – 20:00. Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur – takuar tre shtetas të huaj –Nepalez (dy meshkuj dhe një femër), po ashtu në veturë i është gjetur edhe një rrethatore për fishekë. Si provë materiale i është sekuestruar rrethatorja dhe një telefon celular ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa me imigrantët është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur