Një person i komunitetit ashkali është arrestuar në Gjakovë për shkak të dyshimit të dhunimit dhe sulmit seksual ndaj dy vajzave të tij, të lindura në vitin 2006-2007.
Sipas zëdhënsit të PK-së,për rajonin e Gjakobvës, Nysret Gjuka,rasti në polici është paraqitur nga nëna e dy vajzave.
“Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshës se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervistën e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”,tha Gjuka për arbresh.info.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit./arbresh.info/
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...
250-vjetori i SHBA-së: Trump paralajmëron tubimin më të madh...
Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta për pagën e papa...
Costa: KE ka propozuar mbylljen e tre kapitujve negociues me...