Është arrestuar ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjesdisit Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
“Konfirmoj arrestimin e të njëjtit”, ka thënë ajo.
Sipas raportimit të mediave, ai është u arrestuar sot në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pas kthimit nga një udhëtim në Francë.
Hafizi dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.
Ndryshe, të martën (8 tetor) me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.
Gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e Izedin Bytyqit- zëvendëssekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çka thuhet në dosjen e Prokurorisë për zëvendës-sekretarin e MMPHI-së, Izedin Bytyqi?
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116