Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar që janë involvuar në vjedhje të rënda në Lipjan. Në raste të ndryshme në fshatin Kojske të Lipjanit janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme.
Policia ka bërë të ditur se sot ka arritur t’i arrestoj dy të rinj, njëri prej të cilëve dyshohet për vjedhje ndërsa tjetri për pranim të mallit të vjedhur.
“Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar:
T.A. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për katër vjedhje të raportuara) dhe A.H. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për pranim të mallrave të vjedhura”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.
E rëndë në Dibër, 65-vjeçari vdes pasi u godit nga kali
Rritet rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent ...
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër ...
Njoftim për mbajtje të Mbledhjës së Përgjithshme vjetore të ...
Ekzekutohen pagesat për veteranë, pensione të përkohshme dhe...
Kuvendi vendos për tri seanca – njëra i kushtohet Eliot Enge...