Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësiti patrullues nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë patrullimit në fshatin Rogoqicë ka ndalur për kontrolle rutinore një automjet me targa të shtetit të Serbisë.
Gjatë kontrollimit tek pasagjeri i këtij automjeti i dyshuari kosovar shqiptar B.D. (2004) në brezin e tij është gjetur një revole e tipit Bereta e kalibrit 7.65 mm, një karikator dhe shtatë fishekë, po ashtu edhe tek i dyshuari i dytë vozitësi i këtij automjeti kosovar shqiptar L.D. (2005) në gjepin e tij nga zyrtarët policor është gjetur një brisk me gjatësi 9 cm.
Nga ana e zyrtarëve policor armët e gjetura janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën. Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armeve’’ dhe rasti me kallëzim penal do të dorëzohet ne Prokurorinë Themelore. /arbresh.info/

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...