Gjashtë persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë pasi dyshohen për organizim të skenave piramidale dhe bixhozit.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se të dyshuarit janë hasur në një lokal duke luajtur me lojëra të fatit, shkruan arbresh.info.
Si prova materiale janë sekuestruar tri aparate të lojërave të fatit, qipa për poker, letra, thika kamera dhe para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.
“Rr. Nënë Tereza, Gjakovë 08.02.2020 – 21:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që janë hasur në një lokal duke luajtur me lojëra të fatit. Si provë materiale janë sekuestruar tri aparata të lojërave të fatit, 618 copë qipa për poker, një palë letra, një thikë, dy kamera dhe 255 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...