Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), javën tjetër do të merr vendim për ndarjen e frekuencave të brezit 1800 Mhz, dy operatorëve mobil Vala dhe Ipko. Dhënia e këtyre frekuencave i mundëson dy operatorëve mobil Vala dhe Ipko ofrimin e shërbimeve të internetit të shpejtë 3 dhe 4 G.
Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me këtë proces. I njëjti tha se shumë shpejtë ARKEP do të dalë me një vendim përfundimtarë për procedurat e mëtutjeshme.
Ndërsa, sipas njoftimit të ARKEP-it, i cili i ka njoftuar dy operatorët e lartë përmendur se ka miratuar vendimet finale lidhur me metodologjinë e vlerësimit të brezave frekuencore 800 dhe 1800 MHz dhe përcaktimin e koeficientit sipas formulës €/MHz/ që për kokë banori për brezin 1800 MHz është caktuar të jetë në vlerë prej 0.37 euro.
Brezi frekuencor sipas njoftimit të ARKEP u jepet në shfrytëzim operatorëve për 15 vitet e ardhshme.
“Përcaktimin e dy opsioneve për sasinë minimale prej 2×5 MHz për operator dhe atë maksimale prej 2×15 MHz për operator, që do t’i ndahen sipas vendimeve finale pas pranimit të konfirmimeve nga operatorët për shfrytëzim efektiv me fillim nga data; 6 dhjetor, 2015 duke përfshirë edhe informacionin e plotë mbi strukturën e pagesave të detyrimeve ndaj Autoritetit respektivisht Buxhetit të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e ARKEP.
Po ashtu, sipas autoriteti përmes vendimmarrjes për ndarjen e resurseve shtesë në brezin 1710 – 1785 & 1805 – 1880 MHz, dy operatorëve të kualifikuar u mundëson që t’i rrisin kapacitetet e rrjetave ekzistuese, duke përmirësuar dhe avancuar edhe më tutje kualitetin e shërbimeve të ofruara dhe që të gjenden më afër kërkesave të tregut, respektivisht konsumatorëve si shfrytëzues fundor të shërbimeve të komunikimeve elektronike.
“Vendimet dhe Autorizimet Individuale për dhënien/caktimin në shfrytëzim të resurseve shtesë të frekuencave do të zyrtarizohen gjatë javëve në vijim dhe data e lejimit të shfrytëzimit komercial nga ana e operatorëve sipas vendimeve do të jetë data; 6 dhjetor, 2015”, thuhet në vendimin e ARKEP.
Ndryshe, sipas njoftimit të ARKEP më 10 shtator, 2015 ka pranuar zyrtarisht aplikacionin e parë të parashtruar nga operatori, Telekomi i Kosovës Sh.A me kërkesën për marrjen e resurseve të reja frekuencoreprej 2 x 10 MHz në brezin frekuencore 2100 MHz.
Ndërsa, më 14 tetor të këtij viti operatori Telekomi i Kosovës Sh.A ka dërguar të dhënat shtesë si të kërkuara nga ana e Autoritetit për shqyrtimin meritor të kërkesës dhe aplikacionit për shfrytëzimin e resurseve frekuencore në brezin 2100 MHz.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...