Analisti për siguri në Institutin Octopus, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës.
Me anë të një postimi në X, Musliu ka shkruar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.
“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu.
Ndryshe, ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksandar Vlajiq, u arrestuar të mërkurën në Mitrovicë nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për spiunazh./Arbresh.info
Another arrested for #espionage in #Kosovo. This time the arrested person is a Serb (Aleksandar Vlajic), who once served in the intelligence of the Kosovo Police. @iskhoctopus finds out that Vlajic shared informations to the #BIA #Serbia, and had a large network of information… pic.twitter.com/aDiqC9lZOa
— Agim Musliu (@agim_musliu) June 26, 2024
LEXO EDHE:
Arrestohet një i dyshuar për spiunazh në rajonin e Mitrovicës
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë