Analistët në “Debat Plus” kanë dhënë parashikimet për koalicionet e mundshme parazgjedhore.
Astrit Gashi thotë se koalicioni LVV me Vjosa Osmanin është dakorduar por që sipas tij ende nuk është arritur.
“Koalicioni tjetër mes PDK dhe NISMA-s ka hasur në vështirësi edhe për shkak të kandidatit për kryeministër. PDK këtë dilemë e largoi duke nominuar për ngutazi Enver Hoxhajn”, tha ai në “Debat Plus”.
Gashi ka thënë se AKR është satelitë i lirë që do të tentojë të bashkëpunojë ne LVV, PDK-në dhe LDK-në.
“Por unë më afër e shoh të mundshëm një koalicion të AKR-së me LDK-në”, tha Astrit Gashi.
Nga ana tjetër Vehbi Kajtazi ka thënë se LVV mund të ketë partnerë koalicioni secilin prej subjekteve politike në Kosovë.
“Partner për koalicion me Vetëvendosjen mos harroni, janë të gjitha partitë politike, është PDK-ja me të cilën kanë negociuar për gjashtë muaj, Vetëvendosje dhe PDK, për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje”, tha Kajtazi.
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...