Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka vendosur kurora lulesh mbi varrin e presidentit Ibrahim Rugova, në 20 vjetorin e vdekjes.
“Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook.
Tutje diplomati përmendi edhe formimin intelektual të Rugovës në Paris.
“Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgadit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut. #Paris”.
Spiropali – Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një d...
Bajrami për Vjosa Osmanin: S’ka qenë në studime që me u kthy...
Amir Rrahmani rikthehet në stërvitje me Napolin
Përparim Rama paralajmëron një kapitull të ri për Prishtinën
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari për grab...
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...