Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka dalur edhe një herë me thirrje për qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt kundër COVID-19, raporton Gazeta Express.
Nga kjo Ambasadë kanë thënë se njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa që të shtrohen në spital pas infektimit me koronavirus se sa ata që janë plotësisht të vaksinuar.
“Njerëzit e pavaksinuar kanë 17 herë më shumë gjasa të shtrohen në spital me COVID19 sesa njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. Vaksinohuni sa më shpejt që të mundeni për të mbrojtur veten”, thuhet nga kjo Ambasadë në një postim në Twitter.
Përndryshe, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka publikuar edhe një video-mesazh të Ministrisë së Shëndetësisë me anë të cilit i bëhet thirrje edhe grave shtatëzina, nënave gjidhënëse e grave që planifikojnë shtatzëni që të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten.
“Inkurajohen gratë shtatëzëna, nënat gjidhënëse dhe gratë që planifikojnë shtatzëni, të VAKSINOHEN për të mbrojtur veten nga COVID-19! Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin”, thotë postimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë që Ambasada e Amerikës në Prishtinë tashmë disa herë ka dalur me thirrje për vaksinim, derisa ka ofruar edhe informacione për qytetarët për rëndësinë e vaksinimit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...