Kryeministri Albin Kurti thotë se për marrëveshjen “sekrete” të Hashim Thaçit nesër do të takohet edhe me Komandantin e KFOR-it.
“Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it. Këtë rast duhet ta trajtojnë organet e drejtësisë”, deklaroi Kurti derisa nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet nëse do të vazhdojë zotimin e Thaçit për të ja pamundësuar FSK-së të shkojë në veri pa një leje të KFOR-it.
Sipas tij, nuk u kërkua nga NATO që FSK-ja të mos shkojë në veri.
“Ndoshta e ka kërkuar Serbia që FSK-ja të mos jetë në veri”, është shprehur Kurti./arbresh.info/
Izraeli godet “zemrën e Teheranit” në një valë t...
Presidenti i Iranit thotë se hakmarrja për vrasjen e Khamene...
Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Kosova mbështet veprimet ...
Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte
Rama: Sulmet ndaj Emirateve rrezikojnë paqen dhe stabiliteti...
Therje me thikë pas një fjalosjeje në Graçanicë, i dyshuari ...