Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka dhënë notën gjashtë Qeverisë Haradinaj për administrim. Ai ka thënë se programi qeverisës i kësaj qeverie është sa më shumë aq më pak, shkruan arbresh.info.
Sipas tij programi i qeverisës ka më shumë faqe e fjalë. Ka shumë fjalë por pak kuptim.
Kurti qeverisjen aktuale e ka quajtur qeveri e shpenzimeve dhe administrimit e jo të hyrave dhe zhvillimit.
“Qeveri e shpenzimit dhe administrimit e jo të hyrave dhe zhvillimit. Ky rishikim i buxhetit ka ardhur i këtillë sepse këta nuk kanë metodë. Kjo qeveri e cila thotë se do të ketë rritje ekonomike prej pesë deri në shtatë për qind kjo është tallje”, ka thënë ai.
Sipas tij përshtatja buxhetore është arritur përmes përshtatjes për shpenzime./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate
Abdixhiku: Duhet të flasim për zhvillim, projekte e integrim...
I nominuari për ambasador të SHBA në Shqipëri: Mbështetje SP...
Nis renovimi i Stacionit Policor në Podujevë
A duhet që Europa t’i kontrollojë pasagjerët e aeroporteve p...