Nga gjashtë spitalet private që kanë ofruar shërbimin e Frytnimit të Asistuar Mjekësor (IVF) në Kosovë, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë i ka mbyllur pesë, përmes vendimeve që përfaqësuesit e spitaleve të mbyllura thonë se janë marrë pa bazë ligjore.
Vendime me arsyet e ndalimit thonë se nuk u janë dorëzuar asnjëherë në formë të shkruar. Në prill dhe maj të këtij viti me urdhër të Inspektoratit shëndetësor shërbimi i IVF-së u mbyll në 4 spitale, “Klinika amerikane”, spitali “Bahçeci”, spitali “Sirona”, dhe spitali “ Fati im”, në Gjakovë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkaq dy javë më parë ky shërbim i është ndërprerë edhe spitalit “Lindja”. Inspektorati dhe as Ministria nuk kanë pranuar të japin asnjë informatë për këto veprime, ndërkohë që ofrimin e shërbimeve IVF i është lejuar vetëm Spitalit Amerikan.
Shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor bazohet në Ligjin për shëndetin riprodhues dhe në Udhëzimin për frytnimin e asistuar mjekësor. Ndërkaq përfaqësues të spitaleve që u është mbyllur ky vlerësojnë se Prokuroria gabimisht e cilësoi transferin e embrioneve si transplant organesh.
Nis zbatimi i Ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor
Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Aktakuzë në Prizren për mashtrim në tender me dokumentacion ...
Mbi 1.6 milionë fletëvotime gati për zgjedhjet e 7 qershorit
Gazetari argjentinas: Është shumë e vështirë që Julián Alvar...
Perez thotë se nuk ka asnjë problem mes lojtarëve të Real Ma...