Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A, pasi dyshohet se për dhjetë vjet me kanosje ka detyruar të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Të akuzuarin A.A., prokuroria e ngarkon edhe me veprën penale “Shtrëngimi”, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“I pandehuri A.A, nga gushti i vitit 2008 e gjerë me datën 7 shtator të 2018-ës, me kanosje, ka detyruar viktimën B.A. që nga mosha 16 vjeçare, të kryej kohë pas kohe marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, ku të njëjtën nuk e kishte lejuar as të krijojë lidhje martesore, duke i kërcënuar edhe personat që kanë kërkuar të kenë lidhje me të, derisa e viktima duke e ndjerë vetën të kërcënuara vendos që rastin ta paraqet tek organet ndjekëse”, thuhet në aktakuzë.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.
Bill Clinton do të dëshmojë sot për Epstein
Dy alpinistë humbin jetën nga një ortek në veri të Italisë
Pakistani nis sulme ajrore në Afganistan, 133 persona të vra...
Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve për paqe do të zhvi...
Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës
Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të dre...