Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktakuzë kundër të pandehurit I.P. për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, sipas nenit 141, paragrafi 1 të KPRK-së.
PSRK ka ngritur aktakuzë me propozim për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ndaj I.P.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 03.03.2025, në afërsi të Teqes “Saraçhane” në Prizren, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.
Hetimet kanë rezultuar se I.P. e ka grisur dhe e ka shpërndarë në tokë librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, duke shkaktuar mllef të madh te komuniteti islam dhe duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet grupeve me ideologji të ndryshme fetare.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri, meqenëse aftësia e tij, në kohën e kryerjes së veprës penale, për të gjykuar dhe kontrolluar veprimet e veta ka qenë e zvogëluar në shkallë esenciale”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mot i vranët dhe intervale me diell
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...