Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri me inicialet Z.M., nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, dyshohet se gjatë periudhës janar 2019 – dhjetor 2023 nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme disiplinore ndaj një punonjësi tjetër, pavarësisht se ishte njoftuar për mungesat e tij në punë.
Prokuroria thekson se, në kundërshtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë, i pandehuri nuk ka iniciuar procedurat disiplinore ndaj nëpunësit Xh.Z., i punësuar si Operator në Statistikë, duke i mundësuar atij përfitim të pagave pa prezencë në vendin e punës.
Sipas dosjes së aktakuzës, punonjësi në fjalë ka përfituar gjithsej 21,473.42 euro paga bruto për periudhën 2019–2023, pa u paraqitur në punë, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës.
Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, si dhe t’i shqiptohet dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...
Haga vonon vendimin për Thaçin dhe të tjerët – zbulohet arsy...