Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 10:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti, po ashtu ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...