Një aksident ne mes të trenit të udhëtarëve dhe një komb-busi, ka ndodhur sot rreth orës 18:10 në fshatin Krushevë e madhe, komuna e Klinës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se deri më tani, dy persona janë me lëndime serioze, dhe të njëjtit, janë dërguar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar së në fshatin Krushevë e madhe, Komuna e Klinës, ka ndodhur një aksident në mes të trenit të udhëtarëve dhe komb-busit, dy persona janë dërguar në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë, të gjitha njesitë kompetente janë aty, një vetëm ka mbërri në spital, lëndimet janë serioze”, ka thënë Gashi për Arbresh.info.
“Njesitë kompetente kanë dalur në vendin e ngjarjes”, tha Gashi./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...