Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, saktësisht tek konviktet.
Sipas pamjeve të publikuara në media, në aksident janë përfshirë një veturë e policisë me një taksi.
Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i cili tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar katër persona.
“Rreth orës 00:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.”, tha ai./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...