Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një postim në Facebook ka treguar se partisë së tij i është ofruar në muajin janar të këtij viti të paguante për sondazhin e publikuar sot, shkruan portali arbresh.info.
Mes tjerash ai ka thënë partia e tij është e vendosur të ecë përpara në frymën e fitores dhe kthimin e shpresës tek qytetarët.
Shkrimi i plotë i Pacollit:
Sikur AKR ti përgjigjej pozitivisht kërkesës për të paguar sondazhin që u publikua sot (një ofertë e tillë ka ardhur në janar të këtij viti) sigurisht se do të rënditej shumë lartë, ndoshta do të dilnim edhe partia e parë.
AKR dhe unë jemi të vendosur që të ecim përpara, në frymën e fitores, kthimin e shpresës për qytetarët e Kosovës dhe krijimin e perspektivës së punësimit për rininë tonë.
Partitë do të ishte mirë që të angazhohen që qytetarit të Kosovës ti ofrojnë zgjidhje të problemevë dhe lehtësim të jetës, e jo sondazhe të porositura që e manipulojnë qytetarin.
Për gjendjen e mjerueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, përgjegjës janë të gjithë këta politikanë dhe përfaqësues partish politike, bashkë me organizata që për qëllim e kanë pasurimin financiar, që në një formë ose tjetër po vazhdojnë të tallen me qytetarin.
Kosova meriton më mirë!
#AKR shpresë për Kosovën
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116