Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se do të shtyhen për 90 ditë këstet për leje në Komunë, shkruan arbresh.info.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se kompanitë që nuk kanë mundësi të paguajnë këstin, dhe të dërgojnë kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive.
I pari i Prishtinës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të bëhet të ditura edhe masat e tjera ekonomike.
“Të gjitha këstet për leje në Komunën e Prishtinës mund të shtyhen për 90 ditë. Duke marr parasysh ndaljen e aktivitetit ekonomik dhe diskutimet me kompanitë, çdo kompani që nuk ka mundësi me e pagu këstin, dërgon kërkesë elektronike dhe përgjigja do të jetë pozitive. Për më shumë detaje do të ketë informatë në ëebfaqen e komunës.
Ditëve në vijim do të lajmërojmë edhe masat e tjera ekonomike pas diskutimeve me përfaqësues të sektorëve të ndryshëm”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...
Edhe 4 ditë deri në përmbylljen e afatit për dorëzimin e lis...
Haradinaj kujton Komandant Drinin: La gjurmë të pashlyeshme ...
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat