Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar ashpër për konfiskimin e 400 kilogramëve drogë në komunën e Lipjanit.
Ahmeti ka thënë se droga do duhej të ndalej në doganë e jo në Lipjan.
“Nuk jam ndjerë mirë, është shndërruar në batutë [rasti i kapjes së 400 kilogramëve të kokainës]. Por, a thua a nuk ka mundur të ndalet në doganë të Kosovës ose Shqipërisë. Të gjitha informacionet flasin se shërbimet e kanë përcjellë, dhe kanë mund me e ndalë, kanë pasë mundësi mos me e leju fare me ardhë. Se cila ka qenë prapaskena nuk e kam idenë, por unë mendoj se qytetarët ë Lipjanit nuk duhet të fajësohen e as të etiketohen, as me batuta, është diçka jashtë dëshirës, dhe vullnetit të qytetarëve”, tha Ahmeti në Kanal10.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës iu ka caktuar 30 ditë paraburgim shtatë personave që dyshohet se janë të përfshirë në rastin e trafikimit të 400 kilogramëve kokainë.
Një sasi prej 400 kg kokainë kishte hyrë përmes pikës kufitare Vërmicë e në Kosovë.
Kjo sasi e cila ishte e fshehur brenda një kamioni me mish, që po transportohej nga Brazili, ishte ndalur në hyrje të Komunës së Lipjanit.
Në hetimin e rastit të kokainës kanë bashkëpunuar ngushtë Policia e Italisë, ajo e Shqipërisë, Policia e Kosovës, Prokuroria Speciale në Kosovë, Sektori i Posaçëm i hetimit të Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri./arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...