Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar ndaj deklaratave të anëtarit të Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi ndaj deklaratave të tij për disa medie.
“Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka sulmuar mediet gjatë një prononcimi sot për rastin e aktivistit të kësaj partie, Astrit Dehari.
Kurteshi ka akuzuar Klan Kosovën, Expressin dhe RTK-në: “për rol negative dhe dezinformues, sidomos me nxjerrjen e xhirimeve të paautorizuara. Në atë kohë RTK-ja mbulonte gjithë propagandën kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe arsyetonte arrestimet”. Kjo, është një deklaratë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e Kurteshit, që akuzon mediet në lidhje me rrethanat e vdekjes në burg të Deharit”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Deklarata të tilla, sipas AGK-së, vënë në rrezik sigurinë e gazetarëve të këtyre dy medieve, dhe janë të papranueshme.
“Rasti Dehari ishte dhe mbetet me interes të lartë për publikun, dhe në atë kohë specifikat e atij rasti ishin ndarë në detaje nga vetë Lëvizja Vetëvendosje. Xhirimet e publikuara nga mediat kanë zbuluar rrethanat e ngjarjes në qendrën e paraburgimit ku pritej siguri e lartë, dhe ka kontribuar në informimin e publikut”, thuhet në reagim./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...