Sot, Shqiptarët për Amerikë (Albanians for America-AFA), së bashku me organizatat kryesore shqiptaro-amerikane, përfshirë Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqatën Kosova Michigan, Shoqatën Malësia e Madhe, Shoqatën Dukagjini dhe Shoqatën Kastrati, i dorëzuan një letër të përbashkët Presidentit Donald Trump, duke i bërë thirrje që të mbështesë njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.
“Letra mbështet fuqishëm apelimin bipartizan të kongresisteve Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, duke e quajtur njohjen e ndërsjellë si rrugën e vetme të vlefshme për paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor. Kosova është një nga vendet më pro-amerikane në botë. Njohja e ndërsjellë është hapi përfundimtar drejt një paqeje të qëndrueshme”, thuhen në njoftim.
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...
Shërbimet shëndetësore përkeqësohen kur infermierët janë të ...
Ronaldo apo Messi? – Mbappe jep parashikimin e tij se ...