Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka qëndruar në degët e partisë në Ferizaj dhe Shtime.
Abdixhiku atje është takuar me Kryesitë e Degëve kryetarët e nëndegëve e këshilltarët lokal, shkruan Arbresh.ifno.
“Dy takime tjera mobilizuese e frymëzuese. Sonte, qëndrova në degët tona në Ferizaj e në Shtime. Takova Kryesitë e Degëve, kryetarët e nëndegëve e këshilltarët lokal, si pjesë e thirrjes e angazhimit tonë për mobilizim të anëtarësisë në terren.”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.
Kreu opozitar ndër të tjera tha se mes diskutimeve të hapura po nxisin njëri-tjetrin drejt angazhimit të madh në çdo anë.
“Lidhja është gati. Ky është veçse fillimi!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Maran debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Izraeli
KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve polit...
Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Turqi
Momente tensioni në “Air Albania”: Futbollisti i...
“Shqipëria është në sulm nga armiqtë dhe konkurrenca”, Rama ...
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën...