Lumir Abdixhiku i LDK’së thotë se kryeministri duhet ta udhëheq dialogun me Serbinë, ndërsa Presidenti duhet të mbajë pozitën ceremoniale që ka, pasi, siç thotë ai, fuqia politike është në duar të kryeministrit.
Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Frontal në T7, ndër të tjera ka folur edhe për zgjedhjet e reja, për të cilat është shprehur tejet optimist se LDK’ja do të marrë përsëri qeverisjen e vendit.
Gjithashtu ai është shprehur se domosdoshmëria për të shkuar në zgjedhje është edhe për shkak të bisedimeve, pasi ato do duhej të udhëhiqen nga Kryeministri e jo Presidenti.
Abdixhiku ka thënë se Kosova tani më shumë se për gjithçka tjetër, ka nevojë për zgjedhje të reja parlamentare, pasi bisedimet me Serbinë nuk mund të bëhen pa LDK’në, e kjo e fundit do t’i udhëheqë bisedimet, sepse sipas tij, do ta marrë qeverisjen e vendit përsëri, shkruan Gazeta Express.
“Duhet të kemi zgjedhje, sepse dialogu me Serbinë nuk duhet të udhëhiqet nga Presidenti, por nga Kryeministri, e ky do të jetë i LDK’së, pasi në zgjedhjet e ardhshme, ne do ta marrim qeverisjen e vendit, për këtë të jeni të sigurt”, është shprehur Abdixhiku.
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...