Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Në njoftimin e LDK-së, bëhet e ditur se të dy ata diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth situatës aktuale.
Tutje, shtohet edhe që, Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
‘‘Kryetari Abdixhiku po ashtu vlerësoi rolin e Greqisë si një shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe si një partner i rëndësishëm rajonal, duke theksuar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të saj’’, thuhet mes tjerash në postimin e LDK-së./Arbresh.info/
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...