Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistruar deri më tani, 30 mijë prej tyre janë mbështetës të LDK-së.
Ai ka falënderuar të gjithë ata për regjistrimin masiv, ndërsa ka bërë thirrje për regjistrim, shkruan Arbresh.info
Postimi i tij:
30,000 zemra për Mërgatën!
Ju faleminderit për regjistrimin masiv të mbështetësve tanë! Nga gjithsej 80 mijë të regjistruar, nga të gjitha etnitë, sipas raportimeve të degëve tona, 30 mijë janë mbështetës tanë.
Kujtoj se në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK i kishte vetëm 4,294 vota nga Mërgata! Ky kapërcim i madh është thirrje e kushtrim i fitores!
Janë dhe 24 orë deri në përfundim! Regjistrohuni!
Të shkojmë për 40 mijë! Ndryshimi i nisur në Kosovë le të mbështetet dhe nga bashkëatdhetarët tanë!
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike