Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetin e Pejës për pritjen që ia bënë sot.
Abdixhiku mbajti një takim me pejanët në Palestrën “Karagaç”, e cila ishte e mbushur plot me njerëz.
“Kjo është Peja ime, kjo është shtytja ime, kjo është përgjegjësia ime. Këtu përulem unë”, shkroi Abdixhiku.
Ai tha se Peja po rreshtohet me LDK-në si përgjigje monumentale e kushtrimit të djathtë kombëtar, sepse sipas tij, në këto zgjedhje, ky kushtrim po i thërret qytetarët që të rreshtohen krah misionit të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.
“Kosova e sanksioneve, Kosova e mbylljes, Kosova e masës, Kosova e përplasjes me aleatë, Kosova e përplasjes me shqiptarë në rajon e me shqiptarë në Kosovë, nuk është Kosova e të djathtëve, nuk është e patriotëve të Dukagjinit, nuk është Kosova e Ibrahim Rugova, nuk është Kosova e LDK-së”, tha ai./Arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...