AAK dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në komunën e Junikut.
Prezent gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Nezir Kraki.
Postimi i plotë:
ARRIHET MARRËVESHJA AAK-LVV NË JUNIK
Të nderuar qytetarë të Junikut,Të dashur aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Në përputhje me vendimin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Junik dhe aprovimin e Kryesisë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është marrë vendim që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbështesim kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Agron Kuçi.
Ky vendim është rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm politik dhe institucional, me qëllim që të sigurojmë një qeverisje stabile, të përgjegjshme dhe në interes të qytetarëve të Junikut.
Ky koalicion bazohet në mirëkuptim të ndërsjellë dhe në vizionin e përbashkët për zhvillimin e Junikut. Me këtë marrëveshje, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe AAK-së, së bashku do të kenë shumicën në Kuvendin Komunal të Junikut, duke siguruar kështu stabilitet politik dhe mundësi reale për të ecur përpara me nisma zhvillimore, projekte konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.
Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Junik më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...