“Bashkëpunimi me listën ‘GUXO’ është i jashtëzakonshëm”.
Kështu është shprehur për Arbresh.info deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
“Bashkëpunim i sinqertë, i sinkronizuar maksimalisht, në kuptimin e funksionimit qoftë si grup parlamentar, qoftë si Qeveri. Nuk ka asnjë mos-pajtim, ose vështirësi, ose pengesë, ka një lloj koordinimi të plotë, maksimal”, tha ai.
Tutje, Rrustemi tregoi nëse bashkëpunimi me listën “GUXO” do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“Besoj që do të vazhdojë bashkëpunimi, por nuk mund të flas për format e bashkëpunimit në të ardhmen, ajo iu mbetet drejtuesve të partive përkatëse”, deklaroi deputeti i VV-së. /Arbresh.info/
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni këtu:
LEXO EDHE:
Intervistë me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...