Nesër nga ora 16:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të nisë procesi i numërimit të votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, i zhvilluar më 8 shkurt 2025.
Kështu tha për Arbresh.info Valmir Elezi, zëdhë7nës në KQZ.
Më 8 shkurt, votimi jashtë Kosovës u zhvillua në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20 mijë e 324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15 mijë e 352 votues.
Procesit të numërimit, pritet t’i nënshtrohen edhe pakot me fletëvotime të ardhura përmes postës, pas tyre edhe ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Vetëm pasi të përfundojë numërimi të gjitha këtyre votave, KQZ-së i hapet rruga për të dalë me rezultatet përfundimtare.
Sipas planit që kishte bërë në verën e vitit të shkuar, me t’u shpallë data e zgjedhjeve, KQZ kishte lënë si datën më të largët 5 marsin që të bëjnë shpalljen e rezultateve përfundimtare e certifikimin e tyre, që ndodhë pasi të përfundojnë ankesat eventuale në PZAP dhe Gjykatë Supreme, kanë planifikuar ta bëjnë deri më 18 mars./Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...