Dogana dhe Policia e Kosovës, gjatë një operacioni kontrolli në dy barnatore në qytetin e Gjilanit dhe Vitisë, ka zbuluar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme barnash të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor.
“Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro”, thuhet në njoftim.
Tutje në këtë njoftim theksohet se Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.
“Task Forca mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës, mbrojtjen e tregut të ligjshëm dhe sigurinë e qytetarëve”, përfundon njoftimi i Doganës së Kosovës./Arbresh.info/
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Lojtari i kombëtares sllovake për Kosovën: Do të jenë agresi...