Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i tregtisë Xavier Bettel, me të cilin u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Në takim, Osmani falënderoi ministrin Bettel për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Më tej, e para e shtetit potencoi se progresi në Agjendën e Reformave Evropiane, reflekton një gatishmëri të fortë për anëtarësim në BE.
“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret e BE-së, duke zbatuar reforma që nxisin stabilitetin rajonal dhe rrisin qëndrueshmërinë ekonomike”, ka thekuar Presidentja Osmani.
Osmani përgëzoi ministrin Bettel për objektin e ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili inaugurohet sonte, duke shfaqur besimin se kjo krijon parakushte për intensifikim të raporteve ndërmjet dy shteteve.
Ndër të tjera, Presidentja Osmani dhe ministri Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët./Arbresh.info/

Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...
Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...