Në Kosovë 539 mjekë janë infektuar që nga fillimi i pandemisë e deri me sot ndërsa 215 të tjerë janë me infeksion aktiv dhe të izoluar.
Kështu ka thënë kryetari Odës Ekonomike të Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një përgjigje për arbresh.info.
Sejdiu ka thënë se është e pamundur të konstatohet se ku janë infektuar mjekët apo personeli mjekësor, pra në vendin e punës apo jashtë saj.
“Mbase është gati e pamundur të konstatohet se mjekët apo personeli mjekësorë a është infektuar ne pune apo jashtë saj, për shkak se të gjithë neve mundemi të prekemi në të pune apo edhe jashtë saj sepse jemi pjese e shoqërisë ku infeksioni është përhapë çdo kund”, është përgjigjur Sejdiu.
Ai ka treguar se deri më tani 8 mjekë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
“Deri më tani janë 8 mjek qe kanë humbur jetën për shkak të COVID-19 , dhe të gjithë kanë qenë aktiv në dhënien e shërbimeve shëndetësore”, ka treguar ai.
Sejdiu tutje thotë se infektimi i tyre ka ndikuar edhe në mbarëvajtjen e punës në QKUK.
“Gjithsesi se ka ndikuar sepse shumica dërmuese prej tyre kanë qenë mjekë të lëmive të cilët janë në “vijën e parë të frontit”, ka thënë Sejdiu./arbresh.info/Rina Rexhepi/

Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung
Trump: Irani ka mashtruar botën për 47 vjet, tani kjo do të ...
Parashikimi i motit për të hënën
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...