Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në një shtëpi në Podujevë, njofton policia.
Sipas policisë, tre persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda një shtëpie me ç’rast janë përleshur fizikisht me dy viktimat.
Njoftimi i plotë:
VJEDHJE GRABITQARE/Podujevë 23.10.2021 – 04:30. Dy viktimat kosovarë, kanë informuar se në shtëpinë e tyre kanë hyrë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Të dyshuarit janë përleshur me viktimat. Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Të dyshuarit kanë arrit të vjedhin veturën e viktimës dhe të largohen. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Vetura e viktimës është gjetur e djegur në afërsi të qytetit të Lipjanit. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij