“Kush i shtron iftar një agjëruesi, ka për të fituar sa shpërblimi i agjëruesit, por pa i pakësuar gjë shpërblimit të tij”- kështu ka thënë i dërguari i Zotit, Muhamedi.
Jo një, e dy, por fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka vendosur që gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramzanit të shtrojë iftar për gjithë agjëruesit.

Kjo fushë tenisi nga 11 marsi nuk ushtron funksionin e vetë. Kjo pasi për 30 ditë me radhë këtu janë shtruar e do të shtrohen iftare nga fondacioni “Behgjet Pacolli”.

Fusha fillon të mbushet me agjërues, ndërsa organizatorët, kujdesën edhe për detajet e fundit.
Secili tani po e zë vendin e vetë, por derisa presin thirrjen e ezanit për prishjen e agjërimit me nga një hurme dhe ujë, ata po kalonin kohë me njëri tjetrin.

Minutat e fundit të agjërimit për ditën e sotme dhe ardhja e iftarit veç po afroheshin, kështu nis edhe servimi i ushqimit nëpër tavolina.
Kandilat e xhamisë u ndezën, mysafirët e fondacionit “Behgjet Pacolli” , tanimë po bëjnë iftar.

Lumturia dhe buzëqeshja, mbizotëron në fytyrat e agjëruesve, të cilët kaluan edhe një ditë sfiduese të muajit të shenjtë.



Lloje të ndryshme të ushqimit, e pije pa fund tashmë u servuan, ashtu siç e do zakoni të shtrohet çdo iftar në sofrën e agjëruesit.


Ishte vetë Pacolli, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, bëri të ditur për organizimin e iftarit masiv gjatë gjithë Ramazanit.
Pacolli kishte lajmëruar që ky organizim, do të vazhdojë deri në iftarin e fundit të muajit të Ramazanit, ndërsa të mirëseardhur janë të gjithë qytetarët./Arbresh.info/ Kasim Gërbeshi/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit