Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot ekipet e mirëmbajtjes të rrjetit të ujësjellësit nën mbikëqyrjen e drejtorisë teknike, kanë planifikuar realizimin e disa punimeve teknike në rrjet, në gypin me diametër fi 200 mm, në rrugën e “Tiranës” në Prishtinë, me ç’rast disa zona do të mbesin pa ujë.
Sipas njoftimit, punimet do të fillojnë së realizuari duke filluar nga ora 12:00, me ç’rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: lagjja ”Lakrishte”, një pjesë e lagjes” Dardania” dhe një pjesë e lagjes ”Arbëria” mbi hekurudhë deri te komuna e re e Prishtinës.
“Furnizimi rikthehet pas sanimit të gypit. Realizimi i punimeve teknike të tilla, po bëhet gjithnjë për një infrastrukturë më funksionale të rrjetit të ujësjellësit”, është bërë e ditur në njoftim./arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116