Në 21 vjetorin e vrasjes së atdhetarit e veprimtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemail Mustafa, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Mustafa ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90-ta.
Abdixhiku theksoi Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.
“Xhemail Mustafa është një nga figurat kryesore të lëvizjes politike të viteve 90’, personalitetet i afërt dhe mik i ngushtë me Presidentin Rugova, ai ishte prijatar i shumë proceseve në kohët më të vështira për Kosovën. Opusi i tij jetësor e krijues shtrihet në shumë dimensione.
Si shkrimtar, atdhetar e publicist, ai bashkë me intelektualët e kohës themeluan LDK-në, me të vetmin qëllim: lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Xhemail Mustafa, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në rrugën e shtet-ndërtimit të Kosovës.
Ai për asnjë çast nuk e ndaloj aktivitetin e tij për të mirën e përbashkët, idealin dhe sakrificën sublime për vendin”, tha Abdixhiku.
Sipas kryetarit të LDK-së, në kohën kur ideali i lirisë ishte arritur, Xhemail Mustafës iu ndal rruga në gjysmë – në hyrje të banesës së tij, ai u vra gjakftohtësisht më 23 nëntor të vitit 2000.
“Vrasja e tij ishte një goditje e madhe jo vetëm për LDK-në por edhe për Kosovën.
Sot, edhe pas 21 vitesh, vrasja e tij mbetet e pazbuluar, për familjen, LDK-në dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, ndaj dhe dhimbja bëhet edhe më e madhe çdoherë.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Xhemail Mustafës!”, tha ai. /arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...