Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dy vjet burgim P.G për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, të dënuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga 12 janari i këtij viti.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit P.G për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, nga neni 185 par.3, nën par. 3.1 lidhur me par. 1 pika 1.4 , të KPRK-së. I akuzuari P.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, bën të ditur gjykata.
Sipas njoftimit, të akuzuarit P.G në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 12.01.2020 dhe të njëjtit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Gjykata po ashtu ka vlerësuar se në rastin konkret të pandehurit P.G duhet vazhduar paraburgimi, pasi që i njëjti është recidivist i disa veprave penale të natyrës së njëjtë.
E dëmtuara N.N për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...