Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qasjen e saj ndaj zgjedhjeve të 167 tetorit.
Përmes një postimi në facebook, Shasha ka shkruar se., “Po të kishte fituar VV pjesën dërrmuese të komunave, patjetër se VV-ja do kishte thënë: “Ky është ri-konfirmim i vullnetit të 14 shkurtit!”, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Po të kishte fituar VV pjesën dërrmuese të komunave, patjetër se VV-ja do kishte thënë: “Ky është ri-konfirmim i vullnetit të 14 shkurtit!”
Tani që nuk kanë arritur rezultatin e synuar thonë: “Zgjedhjet komunale nuk kanë të bëjnë asgjë me 14 shkurtin”.
Pra, sa më shpejt VV lënë këtë debat kot, aq më mirë. VV është parti më e madhe në vend. Ka treguar një qeverisje të mirë këto 8 muaj. I ka hije të tregoj zemërgjerësi dhe të pranoj se ka diçka që nuk ka shkuar mirë me zgjedhjet komunale dhe të mësoj nga gabimet e bëra. Njëjtë siç ka mësuar opozita nga 14 shkurti./arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...