Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Prokuroria Speciale e ka ftuar për intervistim, që sipas tij ka të bëjë me deklaratat që ai kishte bërë në lidhje me rastin e Astrit Deharit, në një konferencë për media.
Sipas Kurteshit, ftesa e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Postimi i plotë:
Zgjimi nga gjumi i PROKURORISË SPECIALE TË KOSOVËS!
Ftesë nga PROKURORIA SPECIALE për marrje në pyetje
Më 16 gusht 2024, me autorizimin e prokurorit special Bekim Kodraliu, kam pranuar thirrje nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda për marrje në pyetje me datë 20 gusht 2024, në lidhje me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit, të mbajtur para Prokurorisë Speciale.
Pas marrjes në pyetje të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale si dëshmitare për rastin, pas deklarimit publik në rrjetet sociale, në lidhje me rastin A. Dehari, po për deklarimin publik në konferencë për media për rastin Dehari, më thirr për marrje në pyetje edhe mua!
Kjo sjellje e prokurorisë në thelb nxjerr dy pyetje thelbore:
– A po ri-fillon hetimi i njëmendtë i rastit A. Dehari nga Prokuroria Speciale?
– Apo po bëhet përpjekje e njëmendtë për humbje të gjurmëve të vrasjes së Astritit?/Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër