Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha gjatë seancës për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë ka pasur një përballje me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.
Gjatë propozimit për herë të tretë të Slavko Simiq për nënkryetar, Basha kërkoi nga regjia që t’ia ndalojë fjalën deputetit Igor Simiq.
“Regjia ndalja fjalën ju lutem. Veq shkurt i nderuar koleg. Faleminderit që respektoni Kushtetutën e Kosovës dhe uroj dhe shpresoj ti respektoni edhe ligjet tona. Për ne është e rëndësishme që ju të bëni vetëm propozimin”, iu drejtua Basha deputeti serb.
Slavko Simiq në tri raunde të votimit nuk ka arritur të marrë votat e duhura për tu zgjedhur nënkryetar./Telegrafi/
Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendi...
Dënohen me nga 15 vjet burg në Zvicër tre shqiptarët që u pë...
Policia kanadeze zbulon identitetin e sulmuesit pas tragjedi...
“Rexhep Selimi nuk synoi pushtet, por çlirimin e popullit”
Hargreaves ka uruar Qeverinë e re të Kosovës
Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë