Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci ka pritur sot në takim Komisionin për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës, me të vetmen pjesëmarrëse, kryetaren e saj, Duda Balje.
Takimi është realizuar në lidhje me skandalin për mishin e importuar në Kosovë, raporton Arbresh.info.
Pas takimit, Gjinovci dhe Balje kanë mbajtur edhe një konferencë për media ku secili tha se mishi pa afat nuk ka hyrë në Kosovë.
Menjëherë pas deklaratave të tyre, Gjinovci ka tentuar tu ikë pyetjeve të gazetarëve duke i thënë me zë të ulët Baljes që të largohen.
“A hecim” ishte pyetja e Gjinovcit drejtuar mysafires së tij.
Mirëpo Duda ose nuk e kuptoi kryeshefin e AUV-it se çka i tha ose nuk u largua qëllimisht duke ‘detyruar’ Gjinovcin që të qëndrojë aty dhe tu përgjigjet pyetjeve.
Pasi Balje dhe Gjinovci i përgjigjen disa pyetjeve, ky i fundit i thotë sërish asaj që të largohen dhe përfundojnë konferencën.
Shikoni videon më poshtë nga minuta 3:00./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1737363632995388/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...