Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kufitare kanë parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra.
Pas ndalimit nga Policia e Kosovës, dhe një kontrolli të detajuar në një automjet furgon Njësiti i Anti Kontrabandës së Doganës së Kosovës dhe Inspektorët e ATK-së, zbuluan se ngarkesa e deklaruar si lodra për fëmijë ishte kozmetikë e kontrabanduar, me vlerë prej 13.616 €, transmeton Arbresh.info.
“Hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim me stacionin policor kompetent dhe ATK-në”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, më 01.04.2025, patrullat policore kufitare në fshatin Novosellë, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara, ku u sekuestruan 2,475 kg manaferra të kontrabanduara, pa dokumente për prejardhjen.
“Është iniciuar rasti për “Kundërvajtje Doganore”, dhe malli i sekuestruar është dorëzuar për vlerësim dhe procedim nga Dogana e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...