Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë.
Viktima dyshohet se pësoi lëndime nga mjeti i prehtë, e po ashtu edhe një grua, e cila është duke u trajtuar.
Këtë për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, tha Ahmet.
Dyshohet se viktima është F.Isufi, dizajner i njohur kosovar, derisa e lënduara është bashkëshortja e tij, R.M./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Policia konfirmon vdekjen e një personi te Rruga B, një grua është e plagosur
Gjykata Speciale arrin marrëveshje me Belgjikën: Personat e ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot për Iranin
Gjendet i vdekur Avni Agushi, 72-vjeçari i zhdukur prej dy d...
Zanetti për Kupën e Botës për Klube: Ne gjithmonë synojmë të...
Vuçiq: Beogradi nuk është i gatshëm ta njohë pavarësinë e Ko...
Sulmet izraelite ndaj Iranit rrisin çmimet e arit