Transportuesit nga Podujeva i kanë dhënë fund protestës pasi kanë arritur marrëveshje me Komunën e Prishtinës.
Sipas marrëveshjes, autobusët nga Podujeva do të vijnë deri te “Xhamia e Llapit” dhe do të kalojnë nga rruga “Zagrebi” për në Stacion të Autobusëve. Gjithashtu, do t’i paguajnë gjobat e marra nga Policia për parkimin e autobusëve para Komunës.
Ndryshe, për shtatë ditë radhazi, banorët e Podujevës dhe rrethinës janë përballur me mungesën e transportit publik, pasi transportuesit e Llapit kanë protestuar para Komunës së Prishtinës, kundër vendimit që ndalon hyrjen e autobusëve në zonën ku zakonisht stacionohen ata që shkojnë nga Podujeva.
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...