LAJMI I FUNDIT| Vatra të reja të  zjarrit, situatë e rënduar në Bjeshkët e Nemuna

11:57 | 4 Gusht 2021

Rëndohet situata e vatrave të zjarrit në Kosovë, situata e rënduar më shumë shihet të jetë në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna, shkruan arbresh.info.

Nehat Koqinaj nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent për arbresh.info tha situata me zjarre gjatë ditës së sotme është më e rënduar mirëpo ekipet nga qytete të ndryshme kanë ardhur në ndihmë.

“Në Suharekë,  Krushicë, Bukosh është ende aktive, dy ekipe janë duke vepruar nga orët e mëngjesit të hershëm. Ndërsa Peja, parku nacional Bjeshkët e Nemuna situata është më  e renduar. Në reagim aktualisht me nga një  ekipe janë nga 2.1. Peja 2.2.Kamenica 2.3.Malisheva.2.4. Klina 2.5.Gjakova dhe 2.6. Drenasi”, tha Koqinaj.

Ndërkaq zjarri në Viti , në lokacionin Letnice, është me 1 ekip në vend ngjarje, deklaroi Koqinaj për arbresh.info.

Kujtojmë se FSK ka evakuuar banorët në rajonin e Bjeshkëve të Rugovës nga pjesët ku zjarri ka arritur shumë afër shtëpive të banimit dhe po u rrezikon jetën atyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara