Reshjet e shumta të shiut në të gjithë territorin e Kosovës kanë krijuar rezerva të mjaftueshme në liqenet akumuluese.
Kështu vlerëson Besim Aliu, koordinator dhe parashikues i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
Aliu thotë për arbresh.info se mungesa e ujit tani as që duhet të diskutohet.
“Këto reshje edhe pse diku-diku me stuhi dhe breshër kanë krijuar rezerva të mjaftueshme në liqenet tona akumuluese. Në disa zona kishte edhe vërshime të shpejta në kohë të shkurtër, por që tani mungesa e ujit as që duhet diskutuar sepse ne po shkojmë drejt stinëve që janë premtuese për reshje”, deklaron Aliu për arbresh.info.
Sipas grafikut të IHMK-së, Batllava edhe 15 centimetra arrin maksimumin. Aty shihet se Prizreni ka më pak reshje, sikur edhe zona e Dukagjinit.
Statistikat e 20 ditëve të fundit po ashtu tregojnë se në këtë muaj sasitë mesatare për Dukagjin variojnë nga 70-80mm, ndërsa për Rrafsh të Kosovës 40-50mm varësisht nga territori.
Podujeva ka arritur rekordin sa i përket sasisë së reshjeve./arbresh.info/

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...